Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    15 mijë euro dita, tre yjet e Realit marrin me qira super jahtin pas barazimit me Mallorcan
    Ballina-2

    15 mijë euro dita, tre yjet e Realit marrin me qira super jahtin pas barazimit me Mallorcan

    21/08/2024 08:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Treshja e Real Madridit, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo u nisën në një udhëtim me një super jaht pas barazimit të së dielës kundër Mallorcas.

    Mbappe nuk shkëlqeu në debutimin e tij në La Liga me Madridin. Superylli francez nuk arriti të gjente rrjetën te Son Moix dhe u kritikua nga tifozët për paraqitjen e tij të dobët.

    Ancelotti u dha lojtarëve të tij dy ditë pushim pas ndeshjes dhe Mbappe i është bashkuar Vinicius Junior dhe Rodrygo në një jaht luksoz në Marbella, sipas El Desmarque.

    Treshja po shpenzon 15,000 € në ditë për të marrë me qira anijen e cila është 50 metra dhe përmban pishina dhe xhakuzi. Ancelotti pranoi se është “e qartë se ku është problemi” pasi pa skuadrën e tij të ndalej nga Mallorca. Italiani theksoi se si ekipit të tij i mungonte ekuilibri me Mbappe që iu bashkua Vinicius dhe Rodrygo në formacionin titullar.

    Ancelotti do të shpresojë që lojtarët e tij të kthehen të freskët dhe të gatshëm për një pushimi dy-ditor. Los Blancos përballen me Real Valladolid të dielën në Santiago Bernabeu. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.