Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    15 milionë euro për Mallorca, Muriqi “tërbon” gjigantët e La Liga
    Ballina-1

    15 milionë euro për Mallorca, Muriqi “tërbon” gjigantët e La Liga

    06/01/2023 14:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Vedat Muriqi Mallorca, FEBRUARY 2, 2022 - Football / Soccer : Spanish Copa del Rey Quarter finals match between Rayo Vallecano 1-0 RCD Mallorca at the Estadio de Vallecas in Madrid, Spain. Noxthirdxpartyxsales PUBLICATIONxNOTxINxJPN 0149811375st

    Vedat Muriqi po kalon një nga edicionet e tij më të mira, teksa është lideri absolut i Mallorca në La Liga. Sulmuesi dardan ka shënuar 8 gola, ndërsa ishte vendimtar dhe në Kupën e Mbretit në mesjavë duke shënuar një gol e duke dhenë një asist.

    Mediat spanjolle bëjnë me dije se Atletico Madrid është bindur për aftësitë e 28-vjeçarit dhe është gati që të ofrojë 15 milionë euro për futbollistin e lindur në Prizren.

    Në anën tjetër, Mallorca fërkon duart, teksa i është përgjigjur gjigantëve të La Liga, duke u kërkuar një shumë prej 20 milionë eurosh për Muriqin. Sulmuesi u transferua përfundimisht tek ekipi ishullor në verë, me Lazion që e shiti për 7 milionë euro. Me largimin e Matheus Cunha, Diego Simeone kërkon një tjetër sulmues dhe Muriqi i plotëson kërkesat e trajnerit argjentinas.

    Topi është në anën e Mallorcas që duhet të marrë parasysh dhe anën sportive, pasi Muriqi deri më tani është lojtari më i rëndësishëm që e ka ndihmuar ekipin që të grumbullojë 19 pikë pas 15 ndeshjesh. Bomberi i Kosovës është shënuesi i dytë më i mirë i La Liga, teksa vetëm Robert Leëandoëski ka bërë më mirë se ai.

    Nga po 8 gola sa Muriqi kanë shënuar dhe Borja Iglesias i Real Betis dhe Joselu i Espanyol. Në Spanjë, futbollisti shqiptar ka marrë dhe pseudonimin “pirati” nga tifozët, nofkë që dhe vetë dardanit i pëlqen pasi shpesh preferon që golat t’i festojë duke mbyllur njërin sy. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.