Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    20 Kombëtaret me më shumë gjasa për t’u kualifikuar në Euro 2024, mungojnë Kosova e Shqipëria
    Ballina-1

    20 Kombëtaret me më shumë gjasa për t’u kualifikuar në Euro 2024, mungojnë Kosova e Shqipëria

    22/03/2023 19:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk bëjnë pjesë në mesin e 20 Kombëtareve që i kanë gjasat më të mëdha për t’u kualifikuar në Euro 2024.

    Kështu të paktën ka konstatuar kompania e analizave dhe e statistikave “GracenoteLive”, e cila e publikoi listën e Kombëtareve që kanë më shumë shanse për ta prerë biletën për Evropianin e vitit të ardhshëm.

    11 ekipe kombëtare i kanë së paku 80% të mundësive për t’u kualifikuar direkt në Euro 2024 pa luajtur në “play-off”.

    Këto statistika janë nxjerrë ende pa filluar faza kualifikuese e evenimentit që do të mbahet në Gjermani.

    Kjo kompani, eksperte për analiza dhe statistika, i ka përfshirë dy Kombëtaret që janë në grup me Kosovën, Zvicrën dhe Rumaninë, si Kombëtaret me më shumë mundësi për të shkuar në Evropian, derisa nuk i përmend “Dardanët”, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën, shkruan “Gazeta Express”.

    E në mesin e favoritëve për të shkuar në Evropian nuk janë as Kuqezinjtë, ndërsa në Top 20 të Kombëtareve që mund të kualifikohen në këtë garë gjenden dy kundërshtarët e tyre në grup, Polonia dhe Republika Çeke. 

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.