Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    200 mijë kërkesa për 22 mijë bileta | Përballja me Serbinë. Masa të forta kontrolli në stadiumin që do të rrethohet
    Ballina-1

    200 mijë kërkesa për 22 mijë bileta | Përballja me Serbinë. Masa të forta kontrolli në stadiumin që do të rrethohet

    29/05/2025 15:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Më pak se 10 ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi sportdashësit fitoren e konsiderojnë një detyrim më shumë se sa në ndeshjet e tjera të kuqezinjve përballë këtij kundërshtari, si rrjedhojë janë të shumtë ata që do të duan të jenë dëshmitarë të saj në Arenën Kombëtare më 7 qershor.

    Në një intervistë për Top Channel, sekretari i përgjithshëm I FSHF-s, Ilir Shulku tregon se çfarë ndodh me procesin e biletave që ndryshe nga takimet e tjera për këtë ndeshje janë me prenotim dhe më pas me një short kompjuterik të rastësishëm.

    “Ka mbetur edhe një ditë nga prenotimi i biletave që është data 30 maj pasi procesi i prenotimit ka filluar më 15 maj dhe ndryshe nga ndeshjet e tjera këtë herë ka patur një kërkesë mbi 200 mijë bileta ndërkohë që kapaciteti I stadiumit është 22 mijë vende. Për të hyrë në stadium do të duhet që sportdashësit të kenë me vete edhe një kartë ID që korrespondon me emrin në biletë për ndryshe nuk do të futen dot”, tha Ilir Shulku, sekretar i përgjithshëm i FSHF-së.

    A ka patur masa ekstra nga policia për këtë ndeshje dhe keni patur komunikime?

    Shulku: Po kemi patur disa takime me drejtuesit e policisë dhe më I fundit ishte dje pasi kjo ndeshje konsiderohet me risk të lartë dhe këtë herë policia do të ketë masa shumë të rrepta dhje do të ketë disa rrethime kontrolli.

    Në aspektin sportiv si e shihni këtë ndeshje sa I përket ngarkesës dhe presionit që e rrethon?

    Shulku: Ndonjëherë ngarkesa të tilla e kalojnë cakun dhe nuk bën mirë, por lojtarët tanë aktivizohen në klube të rëndësishme në Europë dhe patjetër që unë jam optimist dhe besoj se I kemit ë gjitha shanset për të fituar.

    Shqipëria ka zhvilluar deri më tani dy ndeshje sa I përket fushatës eliminatore të Botërorit 2026-të me Anglinë dhe Andorrën nga të cilat ka fituar 3 pikë duke u renditur e dyta pas 3 luanëve në Grupin K, ndërkohë që Serbia do të zhvillojë ndeshjen e parë pikërisht ndaj Shqipërisë më 7 qershor në këtë fushatë eliminatore të botërorit.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi viziton ekipin kombëtar të Kosovës: I përgëzoj futbollistët për angazhimin

    02/06/2025 12:54

    “Kosovë mirë se ju gjetëm”, FFK-ja mirëpret yjet e rinj dardanë me një video të veçantë

    02/06/2025 10:50

    Real Madridi me një mesazh prekës për Luis Enriquen pasi fitoi Ligën e Kampionëve

    01/06/2025 17:22

    Baseli fiton Kupën pas gjashtë vjetësh, shënon Xherdan Shaqiri

    01/06/2025 16:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.