“Dënim i turpshëm për Rumaninë për pankartën “Kosova është Serbi”. Kjo është një goditje e rëndë për fqinjët tanë”.
Ky është titulli që i ka vendosur mediumi serb kurir.rs vendimit të UEFA-s për dënimin e Rumanisë pas pankartave raciste në ndeshjen Rumania – Kosova në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, transmeton GazetaSport.info.
Ndeshjen e radhës kundër Andorrës, kombëtarja rumune do ta luajë përballë tribunave të zbrazëta dhe do të paguajë një gjobë prej 52 mijë eurove.
Mediat serbe kanë dal kundër UEFA-s dhe e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke vazhduar kështu t’i inkurajojnë të gjithë që në ndeshjet ndërkombëtare të shpalosin thirrje raciste dhe në këtë mënyrë ta përziejnë politikën dhe sportin ashtu siç bëjnë gjithmonë tifozët serbë në çdo aktivitet sportiv. /GazetaSport
