Futboll ndërkombëtar

49 vjeçari shqiptar rikthehet në futbollin profesionist, do të luaj si sulmues (Video)

49 vjeçari shqiptar rikthehet në futbollin profesionist, do të luaj si sulmues (Video)

Ai është 49 vjeç por nuk i ka varur këpucët në gozhdë. Altin Xhahysa ish futbollist i Vllaznisë në kohën që u shpall kampione rikthehet në fushë në kategorinë e dytë Ky shkelmim topi nga Altin Xhahysa nuk është një ceremoni lamtumire nga futbolli por fillimi i një tjetër ndeshje ku 48 vjeçari do të

admin

Ai është 49 vjeç por nuk i ka varur këpucët në gozhdë. Altin Xhahysa ish futbollist i Vllaznisë në kohën që u shpall kampione rikthehet në fushë në kategorinë e dytë

Ky shkelmim topi nga Altin Xhahysa nuk është një ceremoni lamtumire nga futbolli por fillimi i një tjetër ndeshje ku 48 vjeçari do të luajë plot 90 minuta në formacion.

Ish kampioni i Shqipërise me Vllazninë dhe fituesi i Superkupës, është rikthyer pas 13 vitesh të luaje serish në futbollin profesionist, në kategorinë e dyte me Aden e Velipojës. Ai mban rolin e trajnerit dhe njëkohësisht është edhe sulmuesi i ekipit. Megjithëse për pak ditë mbush 49 vjeç, vitet për të duken vetëm shifra sepse jo vetëm luan rregullisht por  në këtë moshë tenton akrobacirat dhe golat spektakolar.

Dikur këmbëshpejti i Vllaznise ndërsa sot, Xhahysa i çudirave, thotë se trupi ia lejon akoma të luajë futboll.

Nëse Xhahysa i madh luan në sulm, në mesfushe është një tjetër Xhahyse, nipi i tij  Rigersi, 27 vite me i ri.

49 vjeçAltin Xhahysa

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions