Futboll ndërkombëtar

Nuk ka këndellje për Romën e Mourinhos, barazon me skuadrën e Vojvodës

Nuk ka këndellje për Romën e Mourinhos, barazon me skuadrën e Vojvodës

Roma ka hyrë në ndeshjen e tretë pa fitore, pas humbjes që pasoi në derbi të Romës nga Lazio dhe barazoi me Sassuolon. Linetty (55’) shënoi për Torinon kurse rezultatin e barazoi Matic në minutën e 4 shtesë të ndeshjes. Mërgim Vojvoda luajti vetëm 30 minuta pasi që u lëndua. Nuk dihet se është i

Besnik Batusha

Roma ka hyrë në ndeshjen e tretë pa fitore, pas humbjes që pasoi në derbi të Romës nga Lazio dhe barazoi me Sassuolon. Linetty (55’) shënoi  për Torinon kurse rezultatin e barazoi Matic në minutën e 4 shtesë të ndeshjes. Mërgim Vojvoda luajti vetëm 30 minuta pasi që u lëndua. Nuk dihet se është i rëndë lëndimi i tij 

Roma e Jose Mourinhos vazhdon me rezultatet të dobëta.

Skuadra e strategut portugez ka barazuar sot humbje me Torinon, në të cilën skuadër luan mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda. 

Pjesa e parë ishte me e qetë derisa në minutën e 24-të u mendua që Roma fitoi penallti, të cilën edhe e referoi gjyqtari.

Por, pas rishikimit në VAR doli që nuk është e tillë dhe penalltia për Romën u anulua. 

Pikërisht në këtë moment u lëndua Mërgim Vojvoda dhe ai u detyrua që të largohet duke i lënë vend Winfred Singos. 

Në pjesën e dytë rasti i parë u shndërrua në gol. Ishte pikërisht zëvendësuesi i Vojvodës, Singo i cili bëri një korsim të mirë në zonë e që me kokë shënoi Linnety në minutën e 55-të. 

Roma fillimisht rastin më të mirë për të barazuar e pati në minutën e 78 kur Zaniolo goditi fuqishëm por në vend ishte portieri i Torinos që ia mohoi atij golin. 

Jose Mourinho nga protestat e shumta u përjashtua me karton të kuq, derisa ndeshja po shkonte drejt humbjes. 

Roma fitoi pas kësaj një penallti në minutën e dytë shtesë, por Andrea Belotti nuk arriti që ta shndërroi atë në gol, e ku goditi shtyllën. 

Dybala bëri një goditje të fuqishme me të majtën e tij e ku topi goditi shtyllën për të shkuar tek Matic i cili goditi fuqishëm dhe shënoi gol në minutën e 4 shtesë të ndeshjes për ta barazuar rezultatin. 

Ky barazim e dërgon Romën në kuotën e 27 pikëve, derisa ata janë në vendin e 7 në Serie A, kurse është në vendin e 9. 

Roma do të kthehet në aksion në muajin janar të Vitit të Ri ku do të luajë kundër Bolognas përsëri në Olimpico kurse skuadra e Mërgim Vojvodës, Torino do të luan si vendas kundër Veronës po ashtu më 4 janar. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions