Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    7 vite nga ndeshja historike e Kosovës pas pranimit në UEFA e FIFA, mësoni historikun e “Dardanëve” që atëherë
    Ballina-2

    7 vite nga ndeshja historike e Kosovës pas pranimit në UEFA e FIFA, mësoni historikun e “Dardanëve” që atëherë

    05/09/2023 18:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot shënohet 7-vjetori i ndeshjes së parë zyrtare (historike) të Kosovës në Turku të Finlandës.

    Kosova udhëtoi për në qytetin finlandez për t’u përballur me Finlandën në sfidën e parë kualifikuese për Botërorin “Rusi 2018”.

    Djelmoshat e Albert Bunjakit arritën rezultat historik në ditën historike, duke barazuar 1-1, me një gol të shënuar nga Valon Berisha përmes penaltisë.

    Mirëpo, që nga ajo ndeshje asgjë më nuk shkoi mirë, me “Dardanët” që në 9 ndeshjet tjera pësuan 9 disfata.

    Pas rezultateve jo të mira, Albert Bunjaki u shkarkua nga pozita e selektorit të Kosovës. Në krye të Kosovës erdhi tekniku zviceran, Bernard Challandes.

    Qëkur mori pozitën në vitin 2018, Challandes arriti rezultate të kënaqshme, duke pasur një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje. Seria përfundoi vetëm pas një humbje 5-3 në “St. Mary’s” nga Anglia në shtator të 2019-tës. Kjo ishte ecuria më e mirë e Kosovës gjatë historisë së saj.

    Gjatë kësaj kohe, Kosova u rendit e para në Ligën D të Ligës së Kombeve, duke siguruar plasmanin në Ligën C dhe play-offin për kualifikim në “EURO 2020”. Për fat të keq, aty Kosova gjeti humbjen nga Maqedonia e Veriut me një rezultat prej 2-1.

    Në kualifikimet e “EURO 2020”, Kosova u rendit në vendin e tretë, pas Anglisë dhe Republikës Çeke, ndërsa në ato të Kupës së Botës “Katar 2022” zuri vendin e pestë (të fundit).

    Performancat më të mirë i kishte në Ligën e Kombëve. Aty Kosova në paraqitjen e parë zuri vendin e parë, duke qenë e pamposhtur, ndërsa në edicionin 2020/21 përfundoi e treta, gjersa në atë 2022/23 u pozicionua në vendin e dytë.

     Që nga pranimi në UEFA e FIFA, Kosova ka zhvilluar deri më tani 49 ndeshje zyrtare, prej të cilave ka arritur 12 fitore, 25 humbje dhe në 12 ndeshje ka marrë barazim.

    Lojtari me më së shumti paraqitje me fanelën e “Dardanëve” është Amir Rrahmani me 53 ndeshje të zhvilluara.

    Golashënuesi më i mirë i Kosovës në të gjitha ndeshjet (zyrtare dhe miqësore) është Vedat Muriqi, i cili në 48 paraqitje ka shënuar 24 gola.

    Trajneri i parë i Kosovës pas pranimit në shtëpitë e futbollit evropian dhe atij botëror është Albert Bunjaki, i cili nga viti 2009 deri më 2017 ishte selektor i “Dardanëve”. Pas shkarkimit të tij, Muharrem Sahiti drejtoi Kosovën në ndeshje. Pastaj, trajner i Kosovës u emërua Bernard Challandes, i cili drejtoi Kosovën në 40 ndeshje, prej vitit 2018 deri më 2021.

    Selektori aktual, Primoz Gliha po ashtu ishte përzgjedhës i kombëtares në dy ndeshje në vitin 2021. Pas tij, selektor u emërua francezi, Alain Giresse. Tekniku nga Franca ishte në krye të Kosovës për 14 ndeshje, gjersa pas shkarkimit të tij, drejtimin e morri përsëri Gliha.

    Gliha është trajner  i përkohshëm te Kosova, i cili do ta drejtojë kombëtaren dardane deri në përfundim të ciklit kualifikues “EURO 2024”.

    Kosova gjatë këtij muaji do t’i luajë dy ndeshje. Të parën do ta luajë ndaj Zvicrës më 9 shtator, gjersa të dytën ndaj Rumanisë më 12 shtator.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.