Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    9 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
    Ballina-2

    9 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

    03/05/2025 09:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Si sot, nëntë vjet më parë, Kosova u bë anëtarja më e re e familjes së futbollit evropian, UEFA, në Kongresin e 40-të të mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë – Budapest. 

    3 maj 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së Kosovës, e në veçanti futbollit, pasi Kosova u bë anëtarja më e re e UEFA-s.

    Ky ishte vendimi që i dha fund izolimit të padrejtë të futbollit kosovar prej dy dekadash e gjysmë.

    E gjitha erdhi nga Kongresi i 40-të i mbajtur në Budapest të Hungarisë, mes emocioneve, tensionit dhe ankthit.

    Në Kongres, Kosova ka marr besimin e 28 anëtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit dhe kundër saj ishin 24 shtete, gjersa dy abstenuan.

    Pranimi në UEFA i parapriu pranimit në FIFA me 13 maj, ku Kosova u bë anëtarja e 210-të, pasi mori 141 vota për anëtarësim, nga 164 votat valide në Kongresin e 66-të të FIFA-s

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.