Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Babai i Hakimit krenar me paraqitjen e Marokut në Kupën e Botës
    Ballina-2

    Babai i Hakimit krenar me paraqitjen e Marokut në Kupën e Botës

    15/12/2022 12:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Hassan Hakimi, babai i mbrojtësit të Marokut, Achraf Hakimit, përcolli nga një sallë në Madrid ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Francës.

    Franca e fitoi ndeshjen ndaj Marokut, por babai i Hakimit është krenar me paraqitjen e futbollistëve maroken në Katar.

    Hakimi u lind në Madrid, ndërsa luajti për Realin përpara se të kalonte tek Interi. Aktualisht është lojtar i PSG-së.

    “Ne jemi krenar për futbollistët tanë të cilët dhanë gjithçka për të arritur atje dhe ne duhet ta pranojmë rezultatin. Është një krenari e madhe për Marokun, për mbretin e Marokut, për popullin maroken dhe për vëllezërit tanë afrikan dhe arab. Fituese ishte Franca dhe urime Francës”, ka thënë babai i Hakimit pas ndeshjes gjysmëfinale.

    Franca fitoi 2:0, ndërsa në finale të dielën do të takohet me Argjentinën. Maroku do të përballet me Kroacinë për vend të tretë të shtunën.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.