Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Zekrija Ramadani shkëput kontratën me Gjilanin
    Ballina-1

    Zyrtare: Zekrija Ramadani shkëput kontratën me Gjilanin

    24/12/2022 18:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zekrija Ramadani nuk do të jetë trajner i SC Gjilani për stinorin pranveror.

    Lajmi është konfirmuar nga vet tekniku shkupjan më anë të një postimi në Facebook.

    Zekirija Ramadani ditë më parë në një intervistë për Demokracia.com, kishte thënë se do të pres deri në fundjavë Gjilanin dhe pastaj nëse nuk ndryshojnë gjërat do të shkëpus kontratën dhe kështu kishte vepruar.

    Ramadani në postimin e tij ka bërë të ditur edhe shkaqet që e shtyu të mos vazhdoj tutje me gjilanasit.

    “Mirupafshim S.C.GJILANI Pas një periudhe tepër të vështirë erdhi edhe fundi. Para dhjetë ditëve FIFA shkëputi kontratën time me ekipin e Gjilanit, por unë deri sot kam pritur për ndonjë ndryshim të situatës në klub. Pasi që nuk ka asnjë ndryshim, vendosa t’i jap fund pritjes dhe të mendoj për të ardhmen time si trajner. Falenderoj të gjithë ata që ishin afër klubit në këtë periudhë mjaft të vështirë. Posaqërisht falenderoj futbollistët, sepse ata, pavarësisht miliona problemeve, dhanë maksimumin dhe janë më meritorët që klubi i Gjilanit sot është në këtë pozitë”, ka shkruar ai.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.