Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dramë në futbollin amerikan, Damar Hamlin, dëmtohet dhe është në gjendje kritike për jetën
    Ballina-1

    Dramë në futbollin amerikan, Damar Hamlin, dëmtohet dhe është në gjendje kritike për jetën

    03/01/2023 11:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dramë në NFL. Goditja e Damar Hamlin dhe lutje, lotë, pas rënies së tij në bar. Mbrojtësi i Buffalo Bills, u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes së NFL, që u përball me ekipin e tij kundër Cincinnati Bengals dhe tasni është në gjendje kritike për jetën.

    Lojtari 24-vjeçar u rrëzua në çerekun e parë të ndeshjes së futbollit amerikan, të hënën në mbrëmje (MNF). Ai iu nënshtrua CPR (ringjallje kardiopulmonare) në fushë në stadiumin ‘Paul Brown’ dhe pas 16 minutash kujdes mjekësor, u dërgua me ambulancë në spital në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Cincinnatit.

    Kolapsi i Hamlin erdhi pasi u përplas me Tee Higgins, duke marrë një goditje në gjoks. Ai u ngritur pa probleme të dukshme, derisa u rrëzua papritmas më pas.

    Pasi u larguan nga fusha, lojtarët e Bills dhe Bengals u përgatitën për të filluar lojën, por Stefon Diggs u takua me të gjithë shokët e tij të skuadrës për të biseduar dhe trajnerët Zac Taylor (Bengali) dhe Sean McDermott (Bills) biseduan me gjyqtarët. Së bashku ata vendosën të pezullojnë ndeshjen me rezultatin 7-3 të favorshëm për Cincinnati në 21 minuta lojë.

    Roger Goodell , komisioneri i NFL, konfirmoi në një deklaratë pezullimin e ndeshjes, duke raportuar se “Hamlin mori kujdes të menjëhershëm mjekësor në fushë nga ekipi, personeli i pavarur mjekësor dhe paramedikët lokalë”. Gjithsesi, raportohet se gjendja e tij është kritike.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.