Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Man Utd eliminon Evertonin, kalon në 1/16 e FA Cup
    Ballina-2

    Man Utd eliminon Evertonin, kalon në 1/16 e FA Cup

    06/01/2023 23:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Evertonit, në kuadër të 1/32 së finales së FA Cup.

    Antony kaloi “Djajtë e Kuq” në epërsi qysh në minutën e katërt të ndeshjes.

    10 minuta më pas, Coady arriti të barazonte rezultatin për ta çuar ndeshjen me barazim në pushimin mes pjesëve.

    Në minutën e 52-të, pikërisht Coady shënoi autogol, për t’i dhënë epërsinë Manchester Unitedit.

    Evertoni arriti të shënonte sërish nëpërmjet Calvert-Lewin, por goli u anulua pas shikimit në VAR për pozicion jashtë loje.

    Krejt në fund të ndeshjes, Manchester United e shënoi edhe golin e tretë, kur Rashford e shndërroi në gol penalltinë.

    Kësisoj, “Djajtë e Kuq” kualifikohen në fazën e 1/16 së finales së Kupës FA, kurse rrugëtimi i Evertonit në këtë kompeticion merr fund sonte.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.