Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ermal Krasniqi transferohet në Rumani, konfirmojnë mediat romune
    Ballina-1

    Ermal Krasniqi transferohet në Rumani, konfirmojnë mediat romune

    07/01/2023 15:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ermal Krasniqi mund të mos jetë pjesë e Ballkanit, për stinorin pranveror, pasi për të ka shprehur interesim konkret skuadra rumune CFR Cluj.

    Sipas medieve rumune, Krasniqi tashmë ka rënë dakord për pagën, teksa ka mbetur të arrihet marrëveshja vetëm në mes dy klubeve.

    Krasniqi ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me Ballkanin. Kampioni rumun tashmë ka bërë dy lëvizje në këtë afat kalimtar të transferimeve, ndërsa synon edhe dy të tjera, në mënyrë që të përforcohen mjaftueshëm për pjesën e dytë të stinorit.

    Ndryshe, Cluj ishte kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës.

    Ndërkohë, për momentin kampioni aktual i Rumanisë, renditet në vendin e dytë me 44 pikë të grumbulluara, me vetëm një pikë më pak se lideri aktual Farul, me 45 sosh.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.