Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mesfushori i krahut, Bekim Maliqi rikthehet te Llapi
    Ballina-1

    Mesfushori i krahut, Bekim Maliqi rikthehet te Llapi

    07/01/2023 20:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i krahut, Bekim Maliqi rikthehet te Llapi.

    Drejtuesit e klubit dhe 21-vjeçari Maliqi kanë arritur akord për të nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë.

    Maliqi rikthehet tek Llapi pas një eksperience gjashtë mujore tek FC Feronikeli, me të cilët u paraqit në të gjitha ndeshjet në edicionin vjeshtor dhe ishte ndër më meritorët që ky ekip arriti të shpallet kampion vjeshtor në Ligën e Parë duke kontribuar edhe me 6 asistime.

    Përveç Feronikelit, anësori këmbëshpejtë ishte pjesë edhe e klubit pejan, Besa, teksa tek klubi i zemrës, Llapi rikthehet më i gatshëm edhe më i pjekur si futbollist për t’i ndihmuar klubit në arritjen e objektivave.

    Maliqi përveç rolit të mesfushorit të krahut të djathtë mund të paraqitet edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.