Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën e Prizrenit
    Ballina-2

    FFK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me komunën e Prizrenit

    10/01/2023 15:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi bashkë me u.d. sekretarin e përgjithshëm, Taulant Hodaj, sot, pritën në takim kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me nënkryetarin Kujtim Gashi.

    Qëllimi i këtij takimi ishte memorandumi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konkretizimi i projekteve të dakorduara paraprakisht, i cili u nënshkrua nga presidenti Ademi dhe i pari i qytetit të Prizrenit, Totaj.

    Kjo marrëveshje përfshin realizimin e projekteve të cilat paraprakisht janë dakorduar dhe do të jetësohen me investimet e të dyja palëve, me ç’ rast komuna do të merret me bazën e investimeve ne stadiume e futbollit, derisa FFK me pjesën sportive. Çdo projekt i paraparë në memorandum do të punohet në bazë të standardeve të UEFA-s dhe FIFA-s. Nga ky memorandum i bashkëpunimit, ku prioritet do të jetë infrastruktura sportive e futbollit, do të përfitojnë klubet e futbollit të rajonit të Prizrenit dhe komuniteti i gjerë i futbollit.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.