Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pjaniq: E ardhmja e futbollit është në Lindjen e Mesme
    Ballina-2

    Pjaniq: E ardhmja e futbollit është në Lindjen e Mesme

    12/01/2023 18:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lojtari Miralem Pjaniq, ka thënë se kalimi i Cristiano Ronaldos tek  klubi saudit, Al-Nassr, nuk duhet të jetë befasi, pasi sipas tij, e ardhmja e futbollit është në Lindjen e Mesme.

    Pjaniq, i cili luajti përkrah Ronaldos në Juventus dhe u më pas u transferua tek skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sharjah,ka thënë se aventura e fundit e superyllit portugez ka kuptim të përsosur.

    “Është një klub shumë ambicioz, jam i bindur se e ardhmja e futbollit do të jetë në Lindjen e Mesme. Ka shtete që kanë shumë për të ofruar, por potenciali i tyre ende nuk është përmbushur. Sigurisht që futbolli do të zhvillohet këtu. Kjo është arsyeja pse nuk u befasova nga vendimi i Ronaldos. Futbolli në Arabi nuk është aq i lehtë sa mendojnë njerëzit. Mendoj se do të kontribuojë në zhvillimin e sportit në vend”, tha boshnjaku.

    Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e futbollit ndërkombëtar, është ende duke pritur për debutimin e tij për Al-Nassr, për shkak të një dënimi me dy ndeshje moslojë në Angli, për goditjen e telefonit nga dora e një tifozi të ri të Evertonit, raporton Goal.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.