Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FIFA publikon kandidatët për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2022
    Ballina-2

    FIFA publikon kandidatët për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2022

    13/01/2023 14:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka publikuar listën e gjerë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2022.

    Listës prej 14 lojtarëve që kandidojnë për çmimin “The Best” i prin Lionel Messi.  

    Ai udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të botës, duke shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje në Botërorin e Katarit, teksa u shpall edhe më i miri i Botërorit.

    Përveç Messit, nga Paris Saint-German janë edhe Kylian Mbappe, Neymari dhe Achraf Hakimi.

    Premier League është e përfaqësuar me Erling Haalandin, Kevin De Bruynen dhe Mohamed Salahun.

    Real Madridi i ka tre lojtarë në konkurrencë, pasi fitoi vjet Ligën e Kampionëve. Pos Karim Benzemas, që fitoi Topin e Artë vjet, në listë për më të mirin e FIFA-s janë Vinicius Jr dhe Luka Modriq.

    Po ashtu nuk mungojnë as Robert Lewandowski i Barcelonës dhe Sadio Mane i Bayernit.

    Ka edhe disa emra befasues në listën e ngushtë. Ai i Julian Alvarezit, apo i anglezit Jude Bellingham. Cristiano Ronaldo ka mbetur jashtë listës së kandidatëve pas një viti dëshpërues.

    Po ashtu, janë pesë të nominuar edhe sa i përket trajnerit më të mirë të vitit.

    Carlo Ancelotti, Didier Deschamps, Pep Guardiola, Walid Regragui si dhe Lionel Scaloni janë në këtë listë.

    Të nominuarit për çmimin e portierit më të mirë të vitit janë Alisson Becker Ederson, Yassine Bounou, Thibaut Courtois e Emiliano Martinez.

    Votimi do të jetë i hapur deri më 3 shkurt, ndërsa fituesi të shpallet në ceremoninë e FIFA-s.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.