Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ​Ylli i pandalshëm, 13 fitore radhazi
    Ballina-2

    ​Ylli i pandalshëm, 13 fitore radhazi

    14/01/2023 22:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kampioni i Kosovës në basketbollin e meshkujve nuk ka të ndalur. Golden Eagle Ylli ka mundur sërish Ponte Prizrenin 64:73 (17:18, 22:22, 10:10, 15:23), që ishte fitorja e 13-të radhazi, në takimin që u zhvillua në Therandë, ndërsa ka edhe katër humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore e 12 humbje.

    Çereku i parë i ndeshjes ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe dhe përfundoi 17:18. Në periudhën e dytë therandasit kishin epërsi deri në shtatë pikë, por sërish u rikthyen prizrenasit, ku më pas zhvillohet lojë e barabartë dhe pjesa e parë përfundon 39:40.

    Në periodën e tretë u shënuan shumë pak pikë, 20 në total apo nga dhjetë për secilën skuadër, ku herë njëra kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 49:50. Fituesi u vendos në dhjetë minutat e fundit, ku kampionët e Kosovës ishin më të mirë dhe triumfuan 64:73.

    Te prizrenasit më i miri ishte Dachon Burke me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te therandasit më i miri ishte Malcolm Armstead me 15 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.