Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Neville i bindur që Man Utd përfundon para Arsenalit në kampionat, reagon Piers Morgan duke vendosur një shumë të madhe në bast për të kundërtën
    Ballina-2

    Neville i bindur që Man Utd përfundon para Arsenalit në kampionat, reagon Piers Morgan duke vendosur një shumë të madhe në bast për të kundërtën

    16/01/2023 18:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenali është duke kaluar nëpër një moment fantastik këtë edicion ku pas 18 xhirove zë vendin e parë me 47 pikë.

    Topçinjtë janë tetë pikë para përcjellësit të tyre më të afërt Manchester Cityt dhe nëntë më shumë se Newcaslte e Man Utd.

    Megjithatë ish-mbrojtësi anglez Gary Neville është i bindur se Arsenali nuk do t’ia dalë të fitoj titullin e kampionit në Ligën Premier.

    Neville mendon se Manchester City do ta fitoj kampionatin, derisa United do të jenë në vendin e dytë, teksa ka parë Arsenali të përfundojë në vendin e tretë.

    “Arsenali nuk do ta fitoj titullin. Manchester City do ta fitojë kampionatin dhe unë mendoj se Man United do të përfundojnë të dytët”.

    “E di që tifozët e Arsenalit do të mërziten edhe pse do të preferoja që Arsenali ta fitonte ligën para Cityt”, ka shkruar Neville.

    Pipe down T-Bag. I bet you £5000 to charity that Arsenal finish higher in the League than Utd. https://t.co/MCCRvegHsW

    — Piers Morgan (@piersmorgan) January 15, 2023

    Por pas deklaratës së Neville ka reaguar gazetari i njohur anglez Piers Morgan, duke vendosur edhe një bast me Nevillen.

    “Pipe down T-Bag. Vë bast 5000 funte për bamirësi që Arsenali përfundon më lartë në kampionat se Man United”, shkroi Morgan që me fjalën ‘T-Bag’ iu referua Nevillet pasi ky pseudenim iu kishte vendosur ish-mbrojtësit anglez nga Wayne Rooney.

    Mbetet të shihet nëse Morgan do ta fitoj bastin me Neville dhe nëse deklarata e ish-mbrojtësit anglez do të jetë e sakt. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.