Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Pamje: Shihni golin e parë të Arbnor Mujës në kampionatin belg, vazhdon shkëlqimin me Antwerpin
    Ballina-2

    Pamje: Shihni golin e parë të Arbnor Mujës në kampionatin belg, vazhdon shkëlqimin me Antwerpin

    18/01/2023 20:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arbnor Muja e ka nisur në formë të mrekullueshme pjesën e dytë të sezonit në kampionatin belg. Ai arriti të shënojë edhe golin e parë në këtë kampionat. Një gol i tillë erdhi në sfidën e sotme kundër Oostende.

    Sulmuesi 24-vjeç kosovar, Arbnor Muja, po gëzon formën më të mirë të karrierës në këto javë të fundit. Pasi ka arritur ta konsolidojë pozitën e titullarit nën urdhrat e legjendës holandeze Van Bommel, ai po ia del të jetë edhe produktiv para portës.

    Kështu u tregua edhe në fillimin e ndeshjes së sotme kampionale kundër Oostende. Në minutën e 11-të ai mjaft mirë e lexoi rrjedhën e aksionit, kur Balikwisha e gjeti me një pasim tokazi në shtyllën e dytë. Sulmuesi kosovar nga afërsia nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë për 0:1.

    Gol ky që ishte i pari në këtë edicion të kampionatit belg, por jo edhe i pari në tërësi me Antwerpin.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.