Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kosova U19 barazon me Gjermaninë, e kishte epërsinë prej dy golave
    Ballina-2

    Kosova U19 barazon me Gjermaninë, e kishte epërsinë prej dy golave

    20/01/2023 20:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futsall ka lëshuar dy herë epërsi prej dy golave për të barazuar në fund me Gjermaninë.

    Të premten mbrëma në Shkup, Kosova e Gjermania luajtën 3:3. Ndeshja i takoi raundit preliminar të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti në futboll të sallës.

    Pas pjesës së parë Kosova udhëhiqte 2:0. Më pas kishte epërsi edhe 3:1. Për Gjermaninë është barazimi i dytë me rezultatin 3:3.

    Me këto shifra ishte ndarë edhe me Maqedoninë e Veriut, të enjten. Kosova me Maqedoninë e Veriut luan të shtunën.

    Vetëm fituesi i grupit avancon në fazën tjetër të kualifikimeve.

    Odi Mehmeti kaloi në epërsi Kosovën në minutën e nëntë. Për 2:0 shënoi Blend Krasniqi në minutën e 13-të. Me të nisur pjesa e dytë, Gjermania shënoi për 2:1. Por Krasniqi shënoi gol tjetër në minutën e 22-të për 3:1. Gjermanët megjithatë nuk u ndalën dhe shënuan dy gola në minutën e 27-të për të siguruar barazimin 3:3.

    Endi Jupolli ishte në përbërje të Gjermanisë.

    Kosova në përbërje i kishte vetëm dy lojtarë të futsallit. Të tjerët janë lojtarë të klubeve të futbollit.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.