Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Conor McGregorin e shkelë vetura, irlandezi publikon pamjet pas aksident tronditës (Video)
    Ballina-2

    Conor McGregorin e shkelë vetura, irlandezi publikon pamjet pas aksident tronditës (Video)

    27/01/2023 20:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Luftëtari i famshëm i MMA-s, Conor McGregor ka pësuar një aksident në rrugë pasi është përplasur nga një makinë.

    McGregor, ish-kampion i peshave të lehta në UFC dhe një nga luftëtarët më të njohur të epokës moderne, po ngiste biçikletën e tij kur u godit nga një veturë.

    “Sapo më goditi nga pas një veturw. Dielli e verboi, shoferi nuk më shihte dot. Më mori me shpejtësi të plotë përpara. Faleminderit Zotit. Falë mundjes dhe xhudos gjithashtu shpëtova. Fakti që isha i vetëdijshëm se si të largohesha më shpëtoi jetën”, shkroi McGregor në Instagram, transmeton GazetaSport.

    Shumë njerëz të famshëm u tronditën nga ajo që ndodhi dhe mesazhet e mbështetjes në llogarinë e tij u rreshtuan në komente.

    McGregor ka disa vite jashtë konkurrencës serioze për titullin në UFC, pas tetorit 2018 kur u mposht nga Khabib Nurmagomedov, i cili që atëherë është tërhequr edhe vetë.

    Pas daljes në pension, irlandezi pati një rikthim në botën e arteve marciale dhe përveç oktagonit, provoi edhe në boks, ku u mund nga Floyd Mayweather. /GazetaSport/

    View this post on Instagram

    A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma)

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.