Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi, Ballkani, Feronikeli 74 dhe Vushtrria kalojnë në çerekfinale të Kupës
    Ballina-2

    Llapi, Ballkani, Feronikeli 74 dhe Vushtrria kalojnë në çerekfinale të Kupës

    04/02/2023 17:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

    Kampioni në fuqi i kësaj gare, Llapi, e ka siguruar kalimin për në çerekfinale, bashkë me Ballkanin Feronikelin 74.

    Llapi fitoi në udhëtim 2:3 kundër Lirisë. Kushtrim Shabani, Francisco Rivera dhe Drilon Fazliu shënuan golat e fitores për llapjanët.

    Liridon Fetahaj dhe Ermir Abazi shënuan për prizrenasit.

    Ballkani regjistroi fitore 2:0 kundër A&N, falë golave të Albion Rrahmanit dhe Lumbardh Dellovës.

    Feronikeli 74 eliminoi Trepçën ’89 me rezultatin minimal 1:0. Golin e vetëm e shënoi Fitim Susuri.

    Ndeshja mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë u vendos pas ekzekutimit të penalltive, me vushtrriasit që triumfuan me rezultatin 3:4.

    Koha e rregullt u mbyll baras, 1:1. 

    Nesër do të zhvillohen katër ndeshjet tjera të kësaj faze; Prishtina – Dukagjini, Malisheva – Fushë Kosova, Gjilani – Vjosa dhe Behari – Prizreni. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.