Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Hetimet për shkelje financiare, Guardiola bën gati “valixhet” për t’u larguar nga Manchester City
    Ballina-1

    Hetimet për shkelje financiare, Guardiola bën gati “valixhet” për t’u larguar nga Manchester City

    07/02/2023 23:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Pep Guardiola pritet të largohet nga Manchester City deri në fund të këtij sezoni.

    “The Athletic” ka shkruar se Guardiola tashmë ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet pas hetimeve që Premier League i ka ngritur ndaj Cityt për mashtrim financiar.

    Të hënën u konfirmuan hetimet ndaj kampionit të Anglisë, i cili nëse shpallet fajtor mund të dënohet me heqje të pikëve apo edhe përjashtim nga elita e futbollit anglez.

    Mësohet se Guardiola tashmë ka mbetur tejet i zhgënjyer dhe nuk dëshiron që të jetë pjesë e një klubi, i cili po hetohet për mashtrim.

    Edhe pse së fundmi, ai ka rinovuar kontratën, Guardiola tashmë ka paralajmëruar largimin.

    Guardiola ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, ndërsa është në krye të ekipit prej vitit 2016.

    Nën drejtimin e tij, City ka fituar katër tituj kampioni të Anglisë.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.