Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Elon Musk është duke e monitoruar Unitedin para afatit të fundit për ofertat e blerjes
    Ballina-1

    Elon Musk është duke e monitoruar Unitedin para afatit të fundit për ofertat e blerjes

    13/02/2023 21:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në planet, njëherësh pronari i Teslas dhe Twitterit, thuhet se po i monitoron bisedimet për blerjen e Manchester Unitedit.

    Multimiliarderi i teknologjisë, i cili ka një pasuri prej afro 177 miliardë euro, është duke i përcjellë ngjarjet në Old Trafford, përpara afatit përfundimtar për ofertat që është caktuar nga familja Glazer për të premten, 17 shkurt.

    Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga kampi i Musk në lidhje me interesimin e tij të supozuar për një marrëveshje të mundshme për klubin nga Liga Premier, por Daily Mail pretendon se ai është i interesuar.

    (Foto: Getty/Goal)

    Sugjerohet se dhjetëra palë të interesuara tashmë po komunikojnë ngushtë me drejtuesit e klubit, ndërsa në mesin e tyre janë grupe nga Arabia Saudite dhe Amerika, ndërkohë që ka edhe interesim të madh nga Katari.

    Musk ka lënë të kuptohet në të kaluarën se nëse do të dëshironte ta blinte ndonjë klub, ky do të ishte Manchester Unitedi: “Nëse do të ishte ndonjë ekip, do të ishte Man U. Ata ishin ekipi im i preferuar si fëmijë.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.