Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Carragher tallet me pronarin e Chelseat: Tani dëshiron të blejë të gjithë lojtarët e Borussia Dortmundit
    Ballina-2

    Carragher tallet me pronarin e Chelseat: Tani dëshiron të blejë të gjithë lojtarët e Borussia Dortmundit

    16/02/2023 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka bërë shaka me pronarin e Chelseat, Todd Boehly, pasi ekipi i tij humbi nga Borussia Dortmund (1-0) në ndeshjen e parë të xhiros të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

    Chelseat nuk po i ecën edhe aq, pasi që në kohët e fundit nuk ka pasur rezultatet e duhura.

    “Lajmet e fundit në rrjetet sociale. Todd Boehly dëshiron të blejë të gjithë ekipin e Dortmundit”, ka thënë Carragher në studion televizive, duke shkaktuar të qeshura nga Thierry Henry dhe Micah Richards, gjithashtu ish-futbollistë.

    Carragher e kishte fjalën për qindra miliona euro të shpenzuara për lojtarë të rinj nga konsorciumi i drejtuar nga amerikani Boehly, i cili bleu Chelsean nga Roman Abramovich vitin e kaluar.

    Sipas Transfermarkt, Chelsea shpenzoi 611 milionë euro këtë sezon për të sjellë lojtarë të rinj dhe fitoi 67 milionë duke shitur.

    Lojtari më i shtrenjtë ishte argjentinasi Enzo Fernandez nga Benfica, njëherësh lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Katarit, i cili u soll për 120 milionë euro.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.