Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mentaliteti i tij është i pakrahasueshëm: Erik ten Hag shpjegon atë që u tha tifozëve të Man United pas ndeshjes me Leicesterin
    Ballina-1

    Mentaliteti i tij është i pakrahasueshëm: Erik ten Hag shpjegon atë që u tha tifozëve të Man United pas ndeshjes me Leicesterin

    20/02/2023 16:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Erik ten Hag ka shpjeguar se çfarë u tha tifozëve të Manchester United pasi u pa duke bërë me gisht drejt Stretford End pas fitores 3-0 ndaj Leicesterit.

    Djajtë e Kuq fituan atë takim falë dy golave nga Marcus Rashford dhe Jadon Sancho.

    Pas përfundimit të ndeshjes që u zhvillua të dielën pasdite, u shfaqën pamjet e Erik ten Hag duke dhënë një mesazh për tifozët që qëndruan për të duartrokitur lojtarët dhe stafin.

    Dhe në intervistën e tij pas ndeshjes, ish-trajneri i Ajaxit u pyet për atë që u tha tifozëve përpara se të shkonte në tunelin e Old Trafford.

    “Unë thashë ejani të enjten”, deklaroi Ten Hag. “Është një lojë e madhe, sigurohuni që të jeni atje dhe ne mundim Barcelonën së bashku”.

    Strategu 53-vjeçar shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për mbështetjen e madhe të tifozëve.

    “Falënderoj tifozët për besimin e tyre tek unë. Ndihem i përkushtuar në këtë klub, më pëlqen të jem këtu, por nuk është në dorën time”.

    “Ajo që unë mund të ndikoj është performanca e kësaj skuadre dhe do të jap gjithçka për të performuar sa më mirë dhe për t’i kaluar kufijtë e pritshmërive”, ka shtuar më tej holandezi.

    Erik thanks YOU 🫵#MUFC || #MUNLEI pic.twitter.com/bgWUsQmEug

    — Manchester United (@ManUtd) February 19, 2023
    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.