Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arbnor Muja në finale të Kupës së Belgjikës, shënon penalltinë
    Ballina-2

    Arbnor Muja në finale të Kupës së Belgjikës, shënon penalltinë

    03/03/2023 01:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arbnor Muja është kthyer nga lëndimi i shpatullës që e la atë jashtë fushës së gjelbër në tri ndeshjet e fundit dhe ka qenë vendimtar në kualifikimin e Antwerpit në finale të Kupës së Belgjikës.

    Antwerpi të enjten mbrëma e eliminoi në gjysmëfinale të Kupës skuadrën Royale Union SG pas ekzekutimit të penalltive me rezultatin 4:3.

    Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultatin 1:0 në të mirë të vendësve. Royale Unioni kishte fituar 1:0 në ndeshjen e parë. Muja u inkuadrua në minutën e 106-të të ndeshjes.

    Ai e shënoi penalltinë e dytë. Muja me Antwerpin në elitën e futbollit belg ka dy gola e një asistim të realizuar. Një gol e një asistim në katër ndeshje ka realizuar edhe në Kupën e Belgjikës.

    Antwerpi në finale do të luajë kundër Mechelenit. Finalja luhet më 30 prill në “King Baudoin Stadium”.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.