Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liverpooli e turpëron Unitedin, 7:0
    Ballina-1

    Liverpooli e turpëron Unitedin, 7:0

    05/03/2023 20:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Liverpooli ka shënuar njërën prej fitoreve më të mëdha në histori. Ndërkohë Manchester Unitedi ka pësuar njërën prej humbjeve më turpërue e në histori.

    Në kuadër të Premier Leagues, Liverpooli e turpëroi Unitedin duke e mposhtur 7:0. Ndeshja e të dielës i takoi xhiros së 26-të të kampionatit anglez.

    Cody Gakpo shënoi për 1:0 në minutën e 43-të. Kështu ndeshja ishte e hapur për pjesën e dytë. Por Liverpooli shënoi edhe gjashtë herë të tjera për ta shkatërruar rivalin e madh. Gakpo shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 50-të. Dy gola i realizoi edhe Darwin Nunez, në minutën e 47-të dhe 75-të.

    Mohamed Salah nuk mungoi në spektakël, duke shënuar në minutën e 66-të dhe të 83-të. Fare në fund shënoi edhe Roberto Firmino. Ai realizoi për 7:0 në minutën e 88-të.

    Salah tashmë është golashënuesi më i mirë i Liverpoolit në Premier League me 129 gola në 205 ndeshje.

    Kjo është fitorja më e thellë e Liverpoolit ndaj Manchesterit në histori. Në vitin 1895, Liverpooli kishte fituar 7:1, kurse skuadra nga Manchesteri quhej Newton Heath.

    Liverpooli tani është i pesti me 42 pikë nga 25 ndeshje. Manchester Unitedi renditet i treti me 49 pikë nga 25 ndeshje.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.