Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Allegri harron heqjen e 15 pikëve: Fitojmë ndaj Sampdorias dhe kalojmë Interin në renditje
    Ballina-2

    Allegri harron heqjen e 15 pikëve: Fitojmë ndaj Sampdorias dhe kalojmë Interin në renditje

    11/03/2023 22:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Juventus luan të dielën në mbrëmje ndaj Sampdorias, ndërsa klubi po vazhdon punën për heqjen e penalizimit nga gjykata sportive me -15 pikë.

    Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sampdorian, trajneri Massimiliano Allegri u shpreh se në rast suksesi, atëherë skuadra e tij për herë të parë në kampionat do të kishte më shumë pikë se Interi i vendit të dytë.

    “Për ne ajo ndaj Sampdorias është një ndeshje me shumë rëndësi pasi në rast se fitojmë atëherë për herë të parë në këtë kampionat do të kishim më shumë pikë se Interi i vendit të dytë”.

    “Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësinë që na pret nga përballja me Sampdorian. Unë them me bindje se kemi në total 50 pikë, nuk e mendoj penalizimin”.

    “Për ndeshjen me Sampdoria rikthehet në dispozicion Pogba, por nuk e kam vendosur formacionin. Chiesan e pres për ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës, po ashtu edhe Di Maria që është në pushim total”.

    “Shpresoj që djemtë të kuptojnë rëndësinë e sfidës pasi Sampdoria është një kundërshtar që vrapon shumë në fushë”, ka thënë Allegri.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.