Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Real Madridi ua uron myslimanëve muajin e Ramazanit
    Ballina-2

    Real Madridi ua uron myslimanëve muajin e Ramazanit

    22/03/2023 15:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nesër do të fillojë muaji i shenjtë i Ramazanit.

    Besimtarët e fesë islame në mbarë botën do të agjërojnë për një muaj, duke filluar nga dita e nesërme, ndërsa do të heqin dorë nga ushqimi dhe nga pija, prej lindjes deri në perëndim të diellit.

    E këtë muaj të shenjtë të myslimanëve ka nisur ta respektojë bota e futbollit.

    Premierliga së fundmi vendosi që kur ka lojtarë agjërueshëm në ekipet që luajnë në mbrëmje, loja të ndërpritet për pak minuta derisa ata të bëjnë iftar.

    Ndërkaq, Real Madridi sot përmes rrjeteve sociale ua uroi krejt tifozëve të tij myslimanë, por edhe më gjerë, fillimin e Ramazanit.

    “Madrilenë, ua urojmë një Ramazan të bekuar dhe të qetë. Ky muaj i shenjtë ju afroftë me të dashurit tuaj”, ka shkruar klubi mbretëror spanjoll.

    Siç dihet, lojtari kryesor i madrilenëve dhe fituesi aktual i Topit të Artë, Karim Benzema, i përket besimit islam dhe është një besimtar i devotshëm, duke e agjëruar rregullisht Ramazanin. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.