Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Messi e arrin shifrën e 800 golave në karrierë, Ronaldo rekordmen
    Ballina-1

    Messi e arrin shifrën e 800 golave në karrierë, Ronaldo rekordmen

    24/03/2023 16:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lionel Messi e ka arritur shifrën e 800 golave në karrierë.

    Shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi mbrëmë në fitoren 2:0 ndaj Panamasë në një ndeshje miqësore.

    Messi me shokë u pritën si mbretër në atdhe pasi e zhvilluan lojën e parë pas triumfit në Kupën e Botës, shkruan “Gazeta Express”.

    Ai e çoi stadiumin në trans duke shënuar gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

    Kështu, argjentinasi e shënoi golin e 99-të me Kombëtaren e Argjentinës dhe synim i radhës është që ta arrijë shifrën jubilare prej 100 golash me “Albiceleste”.

    Ndërkaq, në nivelin e klubeve, Messi i ka shënuar 701 gola, përfshirë këtu 493 në ligat nacionale.

    Leos i nevojiten veç edhe dy kontribute (gol ose asistim) në nivel të klubeve, për t’u bërë lojtari i parë që arrin në shifrën e 1000 kontributeve në gola.

    Sa i përket totalit të golave, Leo Messi e sheh veten në pozitën e dytë me 800 gola, prapa Cristiano Ronaldos, i cili i ka 830 gola.

    Ylli portugez, nga ana e tij, mbrëmë i shënoi dy gola në ndeshje me Lihtenshtajnin, shkruan “Gazeta Express”.

    Me këtë rast, “CR7” u bë lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Kombëtareve.

    38 vjeçari i ka zhvilluar 197 ndeshje me Portugalinë dhe e la prapa rekordmenin e deritashëm, Bader Al-Mutawa. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.