Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Boksieri serb që u rrah nga Bernardin Jakaj iu përgjigjet shqiptarëve me një postim provokues
    Sporte tjera

    Boksieri serb që u rrah nga Bernardin Jakaj iu përgjigjet shqiptarëve me një postim provokues

    27/03/2023 14:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Boksieri serb, Marko Nikolic është duke e marrë veten pas humbjes që e pësoi nga boksieri shqiptar, Bernardin Jakaj.

    Boksieri serb e postoi të nesërmen një fotografi të gjendjes së tij, ku shihej me sy të ënjtur, me ç’rast ndaj tij nisën talljet.

    Ai tash e ka bërë një postim në “Instastory”, ku ka treguar se ka marrë shumë mesazhe fyese nga shqiptarët.

    Ndërkohë, boksieri nacionalist zbuloi se do ta bëjë një tatuazh të një çetniku serb, duke vazhduar t’i provokojë kështu shqiptarët, ndërsa më parë e kishte postuar një fotografi me një flamur me hartë të Kosovës e me ngjyra të flamurit serb.

    “Faleminderit vëllezër shqiptarë. Më lejoni t’ju informoj se këtë javë po e bëj një tatuazh të heroit serb Momcilo Djujic dhe ju vazhdoni të më dërgoni deri në 60 mesazhe në ditë duke i fyer nënën, gruan, fëmijët, nuk më shqetëson…”, ka shkruar Nikolic, duke iu përgjigjur një postimi të “albaner_355”.

    Kurse, boksieri shqiptar Bernardin Jakaj, mbrëmë e kujtoi me ëndje fitoren e veçantë ndaj boksierit serb, shkruan “Gazeta Express”.

    “A ka ma mirë se me rrah serbin për 24 mars? Ka qenë motiv shtesë të përballesha me një serb, e dimë si ka qenë situata, i kemi treguar se kush jemi duke e kthyer në Beograd si ka ardhur me sy të ënjtur. Nuk desha me u ngut dhe me bo më interesant për shikuesit. Ky është veç fillimi…”, ka thënë Jakaj, i cili e vazhdoi serinë perfekte në boksin profesionist. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.