Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zhegrova i mërzitur me barazimin
    Ballina-2

    Zhegrova i mërzitur me barazimin

    28/03/2023 23:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova, i cili shënoi golin e vetëm në barazimin e Kosovës ndaj Andorrës, ka mbetur tejet i zhgënjyer me faktin që nuk arritën ta fitojnë ndeshjen.

    Kosova barazoi 1:1 ndaj Andorrës, ndërsa Zhegrova shtoi se Kosova nuk e pati mbrëmjen e saj dhe ishte e pafat në këtë përballje.

    “Të gjithë jemi shumë të mërzitur pasi me çdo kusht e kemi dashur dhe kërkuar fitoren në këtë ndeshje, gjë që ndoshta ndikoi tek ne që nuk arritëm të shfrytëzojmë të gjitha rastet. Andorra ishte e tërhequr në mbrojtje, por edhe pse dominuam tërësisht nuk arritëm të shfrytëzojmë të gjitha rastet. Thjeshtë, kjo nuk ishte mbrëmja jonë, dhe tani fokusi është te ndeshjet tjera që duhet t’i fitojmë për të vazhduar tutje”, ka thënë Zhegrova.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.