Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bujar Pllana, lojtari i javës në Superligë
    Ballina-2

    Bujar Pllana, lojtari i javës në Superligë

    03/04/2023 13:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bujar Pllana është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 27-të në Superligën e futbollit.

    Futbollist i Prishtinës, përpos që i shënoi dy gola, kontribuoi edhe me një asistim në fitoren e Bardhekalërve ndaj Trepçës ’89 me rezultat 4:1.

    Komisioni po ashtu e vlerësoi atë edhe për paraqitjen e mirë në mbrojtje, ku nuk e pati asnjë gabim.

    Pllana u shpreh i lumtur për çmimin e fituar, por theksoi se në këtë edicion rëndësi kanë pikët për skuadrën, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja në garat evropiane, shkruan “Gazeta Express”.

    “Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e bashkëlojtarëve dhe trajnerëve, andaj i falënderoj shumë për mbështetjen. Kemi arritur t’i marrim 3 pikë shumë të rëndësishme për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit, duke synuar daljen në Evropë nga vendi i tretë. Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe shpresojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të arrijmë objektivin e klubit, daljen në Evropë”, ka theksuar Pllana për faqen zyrtare të FFK-së pas marrjes së çmimit. 

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.