Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Skitarja Sophie Sorschag e merr nënshtetësinë e Kosovës, premton suksese
    Sporte tjera

    Skitarja Sophie Sorschag e merr nënshtetësinë e Kosovës, premton suksese

    03/04/2023 14:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skitarja austriake, Sophie Sorchag është bërë edhe zyrtarisht një sportiste kosovare.

    24 vjeçarja u prezantua sot edhe zyrtarisht nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në një konferencë për shtyp, ku u bë e ditur se skitarja e njohur është pajisur me pasaportë të Kosovës.

    Në janar të këtij viti, skitarja austriake vendosi ta përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare, ndërsa prej sot e tutje mund ta bëjë këtë edhe zyrtarisht.

    Krasniqi i uroi mirëseardhje garueses së kërcimeve me ski, duke shtuar se është nder për vendin tonë që një garuese e tillë ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën.

    Ai madje nuk e fshehu faktin se pret që Kosova të fitojë medalje në Olimpiadën Dimërore me garuesen austriake.

    Ndërkaq, Sorchag po ashtu e shprehur privilegjin dhe nderin që e ka për ta përfaqësuar Kosovën, ndërsa premtoi se do ta japë maksimumin për t’i sjell Kosovës suksese.

    Duhet cekur se Sorchag ishte shpallur kampione e botës në nivelin ekipor me Austrinë në vitin 2021, ndërsa ishte pjesëmarrëse edhe në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.