Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Trajneri kroat bën gjestin e madh, ofrohet të drejtojë Ukrainën pa para
    Ballina-2

    Trajneri kroat bën gjestin e madh, ofrohet të drejtojë Ukrainën pa para

    04/04/2023 16:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Slaven Biliq ofrohet të marrë drejtimin e Ukrainës pa para. Trajneri i mirënjohur kroat, i cili është i papunë që prej largimit nga Watfordi, ka nisur negociatat me drejtuesit e Federatës Ukrainase të Futbollit.

    Këta të fundit nuk besojnë te aftësitë manaxheriale të Ruslan Rotan, i cili është aktualisht në krye të skuadrës dhe janë duke menduar shkarkimin e tij dhe zëvendësimin me Biliq.

    Por ajo që vlen të theksohet, është padyshim solidariteti i Bilic me situatën në Ukrainë, që prej më shumë se një viti po vuan pushtimin në shkallë të gjerë nga ana e Rusisë.

    Tekniku kroat është ofruar ta drejtojë Ukrainën falas, pra duke mos pretenduar asnjë pagë nga federata vendase. Ky është një akt i lartë solidariteti nga ana e Biliq, që në një moment të vështirë për Ukrainën, ofrohet të japë kontributin e tij, pa marrë para në këmbim.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.