Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Çudia e Ministrisë, vazhdon t’i bllokojë klubet ani pse FFK-ja është krejt në rregull
    Ballina-1

    Çudia e Ministrisë, vazhdon t’i bllokojë klubet ani pse FFK-ja është krejt në rregull

    14/04/2023 16:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur një takim mes klubeve të futbollit dhe Ministrisë për Kulturë, Rinis e Sport.

    Para klubeve që ishin shumica prezentë këtë herë ka qenë vet ministri Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komisionit për Licencim, Fidan Shatri, shkruan Demokracia.com.

    Aty edhe njëherë është konfirmuar se FFK si institucion i ka plotësuar të gjitha kriteret për Licencim ndërsa ngërçi është tek disa klube.

    Klubet kanë kërkuar nga ministria të zhbllokohet ky proces dhe të licencohet dhe në këtë mënyrë të fitojnë edhe nga Ligji i Sponsorizimit.

    Siç mëson Demokracia.com drejtuesit e klubeve kanë kërkuar tw licencohen tash dhe t’u jepet një afat për ato klube që nuk i kanë plotësuar gjitha kriteret dhe në këtë mënyrë të mos bllokohet i gjithë futbollit.

    Tash për tash ende nuk kemi asnjë deklarim zyrtar as nga Ministria as nga përfaqësuesit e klubeve për të parë saktë se cilat janë rezultatet e këtij takimi i cili ka kohë që është kërkuar nga vet klubet.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.