Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Valon Berisha, kampion i stinorit të rregullt në Australi
    Ballina-2

    Valon Berisha, kampion i stinorit të rregullt në Australi

    16/04/2023 16:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, ka arritur sukses të madh me skuadrën Melbourne City.

    City të dielën e siguroi titullin e kampionit të stinorit të rregullt në elitën australiane, A-League. Melbourne City ka shkruar histori duke u bërë ekipi i parë që ka siguruar tre tituj rresht të stinorit të rregullt.

    “Përvojë e mahnitshme dhe vendim që më ka thënë më shumë se që kam pritur. I falënderoj të gjithë lojtarët, trajnerët dhe anëtarët e stafit që më kanë bërë të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë. Titulli i kampionit do të thotë punë e madhe, dedikim dhe besim”, ka shkruar Berisha. Dy ndeshje para fundit të stinorit të rregullt, City ka tetë pikë më shumë se Adelaide United. Pas stinorit të rregullt zhvillohet pjesa shtesë e kampionatit. Mesfushori i Kosovës, Berisha, vjet u huazua te Melbourne City nga Reimsi francez.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.