Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita e prezanton trajnerin e ri: Shpresojmë të arrijmë suksese, duam ta fitojmë kampionatin
    Ballina-1

    Drita e prezanton trajnerin e ri: Shpresojmë të arrijmë suksese, duam ta fitojmë kampionatin

    24/04/2023 14:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita e ka prezantuar sot trajnerin e ri, Akis Vavalis.

    Gjilanasit njoftuan mbrëmë për arritjen e marrëveshjes me trajnerin e ri grek, i cili sot i shpalosi idetë dhe qëllimet që i ka me skuadrën kosovare.

    “Përshëndetje të gjithëve. Jam i lumtur që jam në klubin e Dritës. Objektivi është i ditur te Drita. Shpresojmë të gjithë të arrijmë suksesin, ta fitojmë titullin e kampionit”, deklaroi trajneri i ri i “Intelektualëve”.

    E paraprakisht, pasuesin e trajnerit Arsim Thaçi e prezantoi drejtori sportiv i Bardhekaltërve, Valon Zymberi, i cili i shprehu atij mirëseardhje në klub.

    “Sot jemi mbledhur për ta prezantuar trajnerin tonë të ri i cili do të na prijë në vazhdim dhe edicionin e ardhshëm. Marrëveshja është zyrtarizuar mbrëmë. Mendojmë që është profili që ne e kemi kërkuar si klub, një trajner që i përshtatet politikës dhe ambicieve tona. E kemi bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ky trajner është ambicioz. Karriera e tij na premton se e ardhmja e jonë të jetë e sigurt”, u shpreh Zymberi.

    Aktualisht, Drita është e dyta në tabelë me 60 pikë pas 30 ndeshjesh të zhvilluara, një më pak se lideri, Ballkani.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.