Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Nga rindërtimi i Old Trafford te investimi në ekip – Plani pesë pikësh i Sheikh Jassim me Man Utd
    Ballina-1

    Nga rindërtimi i Old Trafford te investimi në ekip – Plani pesë pikësh i Sheikh Jassim me Man Utd

    28/04/2023 17:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sheiku i Katarit, Jassim bin Hamad Al Thani është zotuar se do ta kthejë Manchester Unitedin në “lavditë e tij të mëparshme” nëse e blen klubin anglez.

    Familja Glazers e ka vendosur në shitje klubin nga Old Trafford dhe tashmë ka dy oferta serioze për blerjen e tij.

    Sheikët e Katarit me në krye me Jassim bin Hamad Al Thani shihen si favorit përball miliarderit britanik, Sir Jim Ratcliffe.

    Kryetari i bankës së Katarit QIB, Sheikh Jassim ka paraqitur një ofertë për gjigantët e Old Trafford përpara afatit të fundit sot (e premte) në orën 22:00.

    Në një deklaratë, Sheikh Jassim paraqiti një plan për ta rikthyer Manchester Unitedin në majat e futbollit përmes një sërë hapash të ndryshëm.

    Mediumi The Sun ka publikuar tashmë një plan pesë pikësh të Sheikh Jassim në lidhje me investimet e tij në rast blerje të Djajve të Kuq.

    Sipas tyre, plani i parë i sheikut nga Katari është rindërtimi i stadiumit legjendar Old Trafford.

    Pas tyre, ai mendon të vendos tifozët në zemër të klubit duke iu përmirësuar përvojën me klubin dhe ta shlyej gjithë borxhin e klubit.

    Dy pikat tjera thuhet se janë investimi në ekipet e para të meshkujve dhe femrave, si dhe përmirësimi i qendrës stërvitore në Carrington.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.