Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Peja deklason nikoqirët dhe kalon në finale të Ligës Ballkanike
    Ballina-2

    Peja deklason nikoqirët dhe kalon në finale të Ligës Ballkanike

    28/04/2023 21:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    KB Peja ka kaluar në finale të këtij edicioni në Ligën Ballkanike.

    Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar shënoi fitore bindëse naj nikoqirëve të “Final 4” të kësaj lige, Beroe.

    Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Obshtinska” u dominua nga fillimi deri në fund nga pejanët, teksa u mbyll me shifrat 124:82.

    David Joseph shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ishte më i dalluari në fitoren e “verdhezinjve”. Ai shënoi 36 pikë, prej tyre nëntë treshe.

    Joseph u ndihmua nga Jalen Tate që shtoi 19 pikë, e Brad Waldow me 14 sosh.

    Te bullgarët u dallua Darius Hall me 29 pikë.

    Peja në finale do të takohet me skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva/Dimona, që sot eliminoi Milenijum Kodion e Malit të Zi. Këta të fundit do të përballen me Beroen në ndeshjen për vendin e tretë.

    Finalja e madhe e Ligës Ballkanike, si dhe ndeshja për vendin e tretë, do të zhvillohen të dielën. Edhe këto dy ndeshje do të zhvillohen në Stara Zagora të Bullgarisë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.