Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klubet italiane me ofertë për Neymarin
    Ballina-1

    Klubet italiane me ofertë për Neymarin

    01/05/2023 16:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi Neymar do të jetë vetëm njëri prej disa emrave të mëdhenj që do të largohen nga Paris Saint-Germaini këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit. Parisi tashmë e ka nxjerrë në shitje Neymarin dhe për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro.

    Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventusi dhe Milani po bëjnë gati ofertat për ta bindur brazilianin për t’u transferuar në Serie A.

    Neymar po shihet si përforcim i madh për sezonin e ri dhe 31-vjeçari është gati për një lëvizje të tillë.

    Aktualisht, Neymar e ka përfunduar sezonin për shkak të operimit të nyjës së këmbës, ndërsa me Parisin ka kontratë deri në vitin 2026. Ai është pjesë e ekipit francez prej vitit 2017, ndërsa këtë sezon ka 18 gola e 17 asistime në të gjitha garat.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.