Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Florent Muslija lojtari më i mirë i muajit prill
    Ballina-2

    Florent Muslija lojtari më i mirë i muajit prill

    09/05/2023 20:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Florent Muslija e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit prill në skuadrën e Paderbornit. Mesfushori i Kombëtares së Kosovës siguroi vendin e parë me 65.2 për qind të votave.

    Shokët e tij të skuadrës Raphael Obermair (18.6 përqind) dhe Maximilian Rohr (16.2 përqind) pasuan në vendin e dytë dhe të tretë.

    Muslija javët e fundit është bërë garant i golave për Paderbornin. Gjatë prillit në çdo ndeshje, Florenti ishte i përfshirë në të paktën një gol. Ai shënoi në katër ndeshje radhazi kundër Greuther Fürth (3:2), SV Darmstadt 98 (1:2), FC Hansa Rostock (3:0) dhe SV Sandhausen (2:2).

    Forma e tij e mirë pa dyshim gëzon të gjithë tifozët dardanë, pasi në muajin e ardhshëm Kosova zhvillon dy ndeshje kruciale për fatin e kualifikimeve për EURO 2024, kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.