Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Krasniqi: Gjithmonë e kam ndier obligim të boksoj në Kosovë
    Ballina-1

    Krasniqi: Gjithmonë e kam ndier obligim të boksoj në Kosovë

    18/05/2023 15:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Boksieri shqiptar me nënshtetësi gjermane Haxhi Krasniqi mezi po pret që të zbresë në ring në tokën e prindërve të tij, aty ku u lind dhe ku u rrit, shkruan Demokracia.com.

    Ish-kampioni i botës në boksin profesionist thotë se populli shqiptar e ka merituar një mbrëmje të madhe boksi si ajo e 5 gushtit që do ta zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    “Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madhë atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbrëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur. I juaji, R. K.”, ka shkruar Krasniqi.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.