Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lëndohet ylli i Rumanisë, do të mungojë në ndeshjen me Kosovën
    Ballina-1

    Lëndohet ylli i Rumanisë, do të mungojë në ndeshjen me Kosovën

    23/05/2023 18:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Rumanisë e ka marrë një lajm tronditës para dy ndeshjeve mjaft të rëndësishme të kualifikimeve për Euro 2024.

    Rumunët nuk do të mundë të llogarisin në njërin prej yjeve të ekipit, Razvan Marin, raporton mediumi rumun “Fanatik”.

    Futbollisti i Cagliarit, i huazuar në Empoli, u lëndua së fundmi dhe pritet të jetë jashtë fushës së blertë për një muaj e gjysmë.

    Kjo nënkupton se trajneri Edi Iordanescu s’do ta ketë në dispozicion mesfushorin e tij për ndeshjet e qershorit kundër Kosovës dhe Zvicrës.

    Rumania do të luajë me “Dardanët” më 16 qershor dhe me “Helvetikët” tri ditë më pas, më 19 të muajit tjetër.

    Marin i ka zhvilluar 46 ndeshje dhe i ka realizuar dy gola me Kombëtaren e Rumanisë.

    Por, 27 vjeçari nuk do të mundë t’i ndihmojë shokët e skuadrës në dy prej ndeshjeve vendimtare në Grupin I për ta, shkruan.

    Natyrisht, ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe për Zvicrën, të cilat kërkojnë rezultate pozitive ndaj Rumanisë, e cila i prin tabelës së bashku me “Helvetikët” me nga 6 pikë nga po aq të mundshme, ndërsa Kosova i ka grumbulluar dy pikë nga dy ndeshje.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.