Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E KRYER!  Jose Mourinho vazhdon me Romën
    Ballina-1

    E KRYER!  Jose Mourinho vazhdon me Romën

    08/06/2023 13:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jose Mourinho do të mbetet trajneri i Romës deri në vitin 2026.

    Mediat italiane bëjnë me dije se klubi dhe trajneri portugez kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën edhe për 2 sezone të tjera, pasi kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2024.

    Mourinho hedh poshtë në këtë mënyrën mundësitë për të lëvizur pavarësisht se emri i tij është lakuar shpesh herë nëpër klube të ndryshme në Europë. Dy finalet europiane dhe për më tepër njëra me trofe, duket se e kanë bindur stafin drejtues të Romës për t’i rinovuar kontratën.

    Në fakt edhe vetë Mourinho e dha një mesazh për të ardhmen e tij, kur në ndeshjen e fundit të kampionatit shkoi të përshëndeste të gjithë tifozët duke i siguruar se do të qëndronte në Romë. Këtë sezon, Roma nuk arriti të merrte më shumë se një kualifikim në Ligën e Europës për sezonin e ardhshëm.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.