Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zvicra vazhdon me fitore, Shaqiri kontribuon me asistim
    Ballina-2

    Zvicra vazhdon me fitore, Shaqiri kontribuon me asistim

    16/06/2023 22:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zvicra ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Të përzgjedhurit e Murat Yakin shënuan fitore sonte në udhëtim ndaj Andorrës.

    Ndeshja e zhvilluar në stadiumin nacional të Andorrës përfundoi me rezultatin 1:2.

    Remo Freuler (7’) dhe Zeki Amdouni (32’) shënuan golat e fitores për zviceranët.

    Xherdan Shaqiri, i cili sonte luajti për 61 minuta, ishte asistues te goli i dytë. Nga minuta e 61-të luajti Andi Zeqiri, kurse kapiteni i “Helvetikëve”, Granit Xhaka, luajti tërë takim.

    Golin e vetëm për vendasit e shënoi Marcio Vieira (67’).

    Zvicra pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe vazhdon kryesimin në Grupin I, tani me dy pikë më shumë se Rumania.

    Andorra është e pesta me 1 pikë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.