Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi udhëton drejt Gjermanisë, mund të ketë lëvizje sa i përket trajnerit të Kombëtares
    Ballina-1

    Ademi udhëton drejt Gjermanisë, mund të ketë lëvizje sa i përket trajnerit të Kombëtares

    23/06/2023 09:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Fedaratës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pas shkarkimit të trajnerit të Kombëtares, Alian Giress është duke punuar fuqishëm në gjetjen e një zgjidhje për shtabin e ri teknik të Kombëtares.

    Sipas burimeve të Demokracia.com, ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të analizojë situatën, derisa gjatë qëndrimit atje do të ketë edhe takime tjera ku do të diskutojë për zhvillimin e futbollit kosovar.

    Kosova i nisi shumë keq eliminatoret për Kampionatin Evropian 2024, dhe pas vetëm katër ndeshjeve pothuaj është pa gjasa për kualifikim. Kjo edhe ka bërë që Ademi të mendoj mirë dhe mos të merr vendim të ngutshëm, derisa nuk është i interesuar që në këtë periudhë të bëjë shpenzime shumë të mëdha dhe të panevojshme.

    Sido që të jetë ditët në vazhdim pritet të ketë risi për Kombëtaren, ku nuk përjashtohet mundësia që karrita e trajnerit t’I besohet edhe ndonjë trajneri shqiptar. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.